Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Organet e drejtësisë premtojnë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Pas kalimit të demarkacionit, institucionet e drejtësisë janë mbledhur në një takim për të koordinuar punët që Kosova të arrijë edhe plotësimin e kushtit të fundit për liberalizimin e vizave, luftimin e korrupsionit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbledhur gjithë përfaqësuesit e prokurorive dhe gjykatave të Kosovës, për të koordinuar veprimet për zgjidhjen e 39 rasteve të shënjestruara për procesin e liberalizimit të vizave, raporton KTV.

Takimi ishte i mbyllur për media, por ishte i hapur për Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se nuk kanë diskutuar me emra të përveçëm, por vetëm për databazën dhe numrin e rasteve të shënjestruara, andaj edhe prania e ministrit, sipas tij, nuk është ndërhyrje.

Si ndërhyrje këtë fakt nuk e ka parë as nikoqiri i takimit, Nehat Idrizi.

Edhe Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave Arbëri Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave

Pavarësisht kësaj, ministri i drejtësisë është zotuar se politika do t’i mbajë duart larg nga këto procese, në të cilat të akuzuar janë njerëz të politikës, deputetë e udhëheqës institucionesh.

Ai ka njoftuar se javën e ardhshme do t’i procedojnë në Kuvend ndryshimet e bëra në Kodin Penal. Nga 39 lëndë te shënjestruara, sipas kryeprokurorit Lumezi, 30 janë me aktakuza dhe gjenden në gjykatë.