Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria autorizon nisjen e hetimeve mbi vërtetësinë e diplomës së Pukës

avni puka

Avni Puka

Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë për nisje të hetimeve pas pretendimeve të profesorit Enver Hasani mbi vërtetësinë e diplomës së Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka. 

“Marrë parasysh këtë rrethanë, sot me datë 26.02.2026, Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim që të ndërmerren veprimet hetimore, konform pretendimeve të ngritura nga z. Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasani më 25 shkurt ka hedhur akuza ndaj Pukës dhe rektorit të Universitetit, Arben Hajrullahu, pasi Senati i kishte shqiptuar vërejtje me shkrim dhe ia ndaloi mentorimin për një vit. Ai ka thënë se rektori Hajrullahu e ka bërë këtë me urdhër të ish-ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, e dekani Puka i është bindur rektorit pasi sipas Hasanit Puka “ka diplomë false dhe është avancuar kundërligjshëm duke bërë plagjiaturë”. 

E “Betimi për Drejtësi raportoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2025 pati marrë vendim për mbylljen e rastit ndaj dekanit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Avni Puka, rast të cilin e kishte paraqitur profesori Hasani.

Hasani më 19 qershor 2023, përmes e-mailit, kishte paraqitur dyshimet e tij tek Prokuroria se Puka ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Sipas Hasanit, dekani Puka ka gënjyer se ka kryer doktoratën në Fakultetin Juridik në Universitetin “La Sapienza”, në Romë të Italisë, dhe se temën e doktoratës të kryer në UP, e ka plagjiat.

Për këto pretendime, Prokuroria mori vendim për mbyllje të rastit, me arsyetimin se pas hetimeve të kryera, vërtetohet se Prof.Asoc.Dr.Avni Puka, ka doktoruar në Universitetin e Romës “La Sapienza”, dhe që ka prezantuar diplomën origjinale të mbrojtur në UP.

Megjithatë, Prokuroria ka lënë të hapur mundësinë se nëse të ardhmen paraqiten prova të reja, mund të hapet prapë rasti.

Një ditë me parë, më 25 shkurt 2026, profesori Enver Hasani në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, kishte përmendur këtë pretendim të tij, duke thënë se asnjëherë nuk është ftuar nga Prokuroria për të paraqitur provat.