Për të pestën herë ka dështuar mbajtja e seancës fillestare gjyqësore në rastin “Stenta”.
Shtyrja e radhës ka ndodhur të martën për shkak se Prokuroria Speciale nuk ka siguruar përkthimin e provave për të akuzuarit të cilët gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhë amtare, shkruan sot Koha Ditore.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku janë paraqitur 64 të akuzuar, seanca filloi me vonesë. Një orë u vonua prokurori i rastit Sylë Hoxha, e pak minuta pas tij erdhi gjykatësja e rastit Shahadije Gërguri.
Kjo e fundit ka insistuar që aktakuzën ta lexojë edhe pse palët nuk i kanë provat e kompletuara. Por avokati Kujtim Kërveshi, i cili në këtë rast mbron spitalin turk të zemrës (IMH), ka këmbëngulur se gjykata nuk po i trajton barabartë palët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mbi 70 persona në gjykatore, Themelorja shkeli masat anti-COVID në rastin “Stenta 2”
-
Tre vjet pas ngritjes së aktakuzës, vetëm një seancë e përfunduar në “Stenta 3”
-
Ndryshohet trupi gjykues në “Stenta 2”, të akuzuarit kërkojnë procesi të nis nga fillimi
-
Afera “Stenta” nis të parashkruhet
-
Shtyhet për kohë të pacaktuar seanca gjyqësore për “Pronton”