Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari i Komisioni Naser Osmani, shqyrtoi Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamentet e Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Projektligjin nr.05/L-130 për Shërbime dhe amendament e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Komisioni, pas shqyrtimit të Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vlerësoi se Projektligji dhe amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë, me përjashtim të amendamentit 11, për të cilin rekomandoi që të fshihet, raporton KP.
Me vërejtjet e bëra, komisioni rekomandoi procedimin e mëtejmë të projektligjit.
Ndërsa, lidhur me Projektligjin për Shërbime dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisioni vlerësoi se nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë dhe rekomandoi për procedim të mëtejmë në Kuvend.
-
Projektligji për Byronë shkon për votim në Kuvend pa votën e opozitës
-
Pushteti miraton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për byronë shtetërore
-
Komisioni për Buxhet miratoi raportin për Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar
-
Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit
-
Komisioni i Integrimeve përkrah rishikimin e buxhetit