Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë se sekuestruar dhe konfiskuar, raport ky i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se ky projektligj nuk përmban implikime shtesë buxhetore.
Komisioni aktualisht po shqyrton raportin e vitit 2021 të RTK-së, ku për këtë po raportojnë kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj. /KP
Artikuj të ngjashëm
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Komisioni miraton Projektligjin që lufton evazionin fiskal
-
Deputetët kritikuan menaxhmentin e RTK-së për rritjen e pagave e për rënien e të hyrave nga marketingu
-
Projektligji për Byronë shkon për votim në Kuvend pa votën e opozitës
-
Pushteti miraton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për byronë shtetërore