Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektligji për Inspektime në pritje të votës së deputetëve

Me 30 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite ndër të tjera është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Inspektime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetja Jeta Statovci ka thënë se Projektligji për Inspektimet është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe është aprovuar nga Qeveria.

Sipas saj, qëllimi është të përcaktojë parimet e inspektimit, rregullat për rregullimin e veprimtarive të inspektimit dhe procedurat e inspektimit.

“Komisioni për Ekonomi në bazë të vendimit të Kuvendit e ka shqyrtuar këtë projektligj ku ka hartuar edhe 29 amandamente. Komisioni rekomandon të miratohet projektligji për inspektimet”, ka thënë ajo.