Komuna e Suharekës të mërkurën ka njoftuar se projekti i Pendës së Dragaçinës është prezantuar para përfaqësuesve të Bankës Botërore. Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi, dhe zyrtarë të tjerë.
“Projekti i Pendës së Dragaçinës, i cili është me rëndësi jetike për banorët e Komunës së Suharekës dhe i cili ka marrë mbështetjen edhe të Qeverisës së Kosovës, sot është prezantuar para përfaqësuesve të Bankës Botërore”, thuhet në njoftimin e ZI-së. Aty theksohet se kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për rëndësinë që ka ky projekt në sigurimin e ujit të pijes për qytetin dhe shumë fshatra të kësaj komune, sikurse edhe zhvillimin ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky projekt përveçqë siguron ujin për Komunën e Suharekës, avancon ekonominë tonë, energjinë, turizmin dhe sektorin e bujqësisë. Jam i angazhuar që të bashkëpunoj me të gjithë që ky projekt të realizohet në të ardhmen”, ka thënë Muharremaj, përcjell ZI.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)