Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ka takuar ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, me ç’rast ka pasur disa kërkesa.
“Bashkë me drejtorin e DPZHR-së z. Berat Duraku takuam sot Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. Ministrit të BPZHR-së fillimisht i urova për marrjen e detyrës së re dhe bashkë diskutuam për tema konkrete që lidhen me komunën tonë, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në komunën tonë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.
Ndër kërkesat e tij është rritja e subvencioneve për bujqit, gjerimin e sistemit të ujitjes, si dhe ndërtimin e pendës së ujitjeve.
Ai ka shtuar se nga ministri Mustafa kërkova që:
• Të kryhen pagesat për subvencionet dhe grantet për vitin 2019 si dhe fillimi i aplikimit për 2020 për grante dhe subvencione,
* Rritjen e vlerës së subvencioneve dhe granteve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët-për bujqit dhe fermerët.
• Kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat gjatë muajit shkurt në serra;
• Mbështetje financiare për realizimin e projekteve kapitale si: rrugë fushore, kanale të kullimit, zgjerim të sistemit të ujitjes si dhe për ndërtimin e pendës për ujitje mbi qytetin e Rahovecit.
“Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Nga Besian Mustafa kërkova investime në projekte për bujqësinë në Rahovec, si dhe i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve”, ka shkruar Latifi.