Ministrja Mimoza Ahmetaj priti sot në takim shefin e USAID-it në Kosovë, James Hope, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, Agjendës Evropiane dhe projekteve në të cilat USAID-i është e angazhuar. Në mesin e tyre ishin projektet në drejtësi, qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit, respektivisht tek gratë, prodhim i energjisë efiçiente, bujqësi dhe zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme. Fusha këto të cilat njëkohësisht i kontribuojnë dhe janë në kuadër të Agjendës Evropiane dhe zbatimit të MSA-së për Kosovën.
Po ashtu, më në detaje u diskutua edhe për koordinim e donacioneve për Kosovën, ku përfshihen projektet nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), projektet e BE-së dhe projektet e shteteve tjera në mënyrë që të ketë koordinim sa më të mirë të investimeve, transmeton Koha.net.
Me këtë rast ministrja Ahmetaj theksoi rëndësinë që ka përfshirja e të gjithë faktorëve për të kontribuar në prioritetet që janë vitale në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe, njëkohësisht të synohet rritje maksimale e fuqisë së eksportit.
Po ashtu, të sigurohet mbështetje për mundësi eksporti pasi që sikur edhe donatorët tjerë, USAID-i ka kontribuar vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive për prodhimtari dhe kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.
-
Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë