Është viti 2019, por Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj tani ka shprehur disa pritje për punë që “duhet” të kryhen në 2017-n e 2018-n.
Pritjet i ka listuar në dokumentin “më serioz”, nëpërmjet të cilit komunikon me Bashkimin Evropian (BE), përkitazi me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).
Të martën Qeveria e ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së referuar viteve 2019-2023, dhe në të e ka dëshmuar një çorientim të këtillë në kohë, shkruan sot Koha Ditore.
Në fundvitin e 2017-s, gjyqtarët e prokurorët serbë kanë nisur punën në veri të vendit bazuar në një marrëveshje me Serbinë, por ekzekutivit i është ndalur koha përpara se të nisnin punën punonjësit e sistemit të drejtësisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
- Perdja e tymit
-
Kurti-Macronit: Serbia të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të tërheqë letrën e Bërnabiqit