Profesori asistent në Fakultetin e Mjekësisë, Mentor Sopjani, ka akuzuar Universitetin e Prishtinës për padrejtësitë në procesin e avancimit nga asistenti në profesor të asociuar.
Ndonëse ky avancim ndodh rrallë, meqë anashkalohet titulli profesor asistent, ai ka insistuar se i ka plotësuar kriteret e nevojshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSopjani për gazetën ka thënë se Senati i UP-së po përdor vlerësim të dyfishtë duke avancuar njerëz që nuk e meritojnë, derisa po i diskriminon ata që i kanë të tejkaluara arritjet shkencore.
Bazuar në Statutin e UP-së, përveç të tjerash, për titullin profesor asistent duhet një punim shkencor, për titullin profesor i asociuar tri punime shkencore, derisa për titullin profesor i rregullt pesë punime shkencore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.