Prishtinë, 23 shkurt - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti Shoqatën e prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës, Bashkim Osmani.
Qëllimi i takimit ishte trajtimi i shqetësimeve të prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike në lidhje me taksat ujore për strukturën e pagesave të ujit, akcizave të lëngjeve si dhe rreth rrymës elektrike.
Zëvendëskryeministri Kelmendi i dëgjoi me shumë kujdes prodhuesit e pijeve alkoolike për shqetësimet e tyre dhe premtoi që këto shqetësime do t’i marrë me shumë seriozitet për një zgjidhje sa më të mirë.
Sa i përket akcizës, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë rreth çështjes së akcizës në repromateriale si dhe shfaqi përkushtimin për angazhim në adresimin sa më adekuat të çështjes së rrymës elektrike.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës e falënderuan zëvendëskryeministrin Kelmendi për mbështetjen dhe përkushtimin shumë serioz si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për fillimin e pagesave për shfrytëzimin e ujit.
-
Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji
-
Behluli: Prodhuesit e qumështit nuk kanë qenë kurrë më në rrezik se sot
-
Azemi: KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, unë këtë e njoh si vepër penale
-
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët elektrikë
-
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar, po përgatitim pakon e inflacionit 2.0