Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike, të kryesuar nga Fejzullah Mustafa.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkrahjen e tij për këtë shoqatë, duke theksuar se Qeveria që ai drejton do të jetë gjithnjë e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje, pasi që këta prodhues janë partner të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës falënderuan kryeministrin në emër të të gjithë prodhuesve për heqjen e taksës ujore, vendim që sipas tyre do të ndikojë edhe në rritjen e aftësisë së tyre për të qenë konkurrentë në tregjet e rajonit dhe më gjerë.
Në takim është diskutuar rreth kërkesës së Shoqatës për heqjen e akcizës në shitje dhe prodhim, që është në fuqi nga vitit 2006, por nuk aplikohet në vendet fqinje dhe as në vendet e BE-së. Heqja e kësaj akcize, sipas Fejzullah Mustafës, do të ndikojë në rritjen e numrit të të punësuarve.
“Si prodhues, jemi në disavantazh karshi prodhuesve të rajonit dhe të BE-së” ka thënë Mustafa.
Kryeministri ka shprehur edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të bërë lehtësira për prodhuesit vendorë, duke theksuar se do të shihet mundësia që kjo taksë të hiqet, nëse një praktikë e tillë ekziston në vende tjera.
-
Hoti premton vazhdimin e mbështetjes për gastronomët dhe shitësit me pakicë
-
Qeveria u premton mbështetje prodhuesve të qumështit
-
Haradinaj u premton mbështetje bizneseve në Ferizaj
-
Haradinaj: Do të shohim mundësitë e furnizimit të rregullt me rrymë për prodhuesit vendorë
-
Haradinaj takon Shoqatën e Gastronomëve për të shqyrtuar idetë për festimin e 17 Shkurtit