Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Qeveria partnerë dhe mbështetës i fuqishëm për prodhuesit e qumështit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj priti përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit,njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë.

Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të zgjidhen një nga një.

Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet.