Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qumështarët besojnë se Haradinaj do t’ua zgjidh problemet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, kryesuar nga Besim Kuqi, kryetar i shoqatës, e cila numëron rreth 2500 fermerë.

Me këtë rast, ata e njoftuan Haradinajn për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë.

Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

“Ndërkaq, prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të zgjidhen shumë shpejtë dhe për ta do të krijohen lehtësira në sektori e prodhuesve të qumështit”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.