Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj gjatë takimit me drejtuesit e organizatës "Klubi i Prodhuesve të Kosovës", u premtoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendor ta kujdesin dhe respektin e Qeverisë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net .
Në këtë takim, anëtarët e klubit e kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj me angazhimet, punën, rezultatet, por edhe shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot prodhuesit e Kosovës.
“Ne jemi këtu për t’ju ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona prodhuese, shtimit të vendeve të reja të punës dhe ju siguroj se do ta keni mbështetjen e fuqishme të Qeverisë për t’i hapur një perspektivë të re zhvillimit të vendit tonë, sidomos sektorit të prodhimit”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Ai po ashtu, tha se mbështetja e fuqishme e prodhuesve vendor do të jetë prioritet, përmes së cilës do të krijohet mirëqenia, ndihmohet paketa sociale dhe mbi të gjitha buxheti dhe fuqia ekonomike e Kosovës vjen duke u rritur.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, u shpreh i bindur se kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet rëndësi prodhimit dhe prodhuesve vend
-
Limaj thotë se Qeveria është e vendosur t’i ndihmojë prodhuesit vendorë
-
Limaj kërkon nga qendrat tregtare t’i hapin dyert për prodhimet vendore
-
Limaj thotë se Qeveria do të jetë partner i bizneseve për fuqizim të ekonomisë
-
Limaj: Qeveria partnerë dhe mbështetës i fuqishëm për prodhuesit e qumështit
-
Limaj: Prodhuesit tanë po hapin rrugë bashkëpunimi me vendet fqinje