Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Prodhuesit tanë po hapin rrugë bashkëpunimi me vendet fqinje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë fuqishëm prodhuesit vendorë dhe ata rajonalë për zgjidhjen e problemeve.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe në mbështetje nga Qeveria e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj, në panairin ku morën pjesë edhe biznese nga Serbia, tha se Kosova ka qenë dhe do të jetë e hapur duke inkurajuar bashkëpunimin rajonal, dhe si Qeveri i mbështesin këto iniciativa për të rritur zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë.

“Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë fuqishëm iniciativat, angazhimet, përpjekjet për të rritur zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj fushe tepër të rëndësishme për ekonominë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve në rajon. Natyrisht, njerëzit punëtorë gjejnë rrugën e bashkëpunimit dhe burrat e gratë e Kosovës këtu kanë marrë mbi sipër për ta udhëhequr zhvillimin e vendit tonë. Prodhuesit tanë kanë këtë mision të shenjtë për të rritur dhe ngritur mirëqenien e Kosovës, por përtej kësaj këta njerëz nuk ndalen vetëm në zhvillimin dhe mirëqenie, por po hapin dhe ndërtojnë rrugë të bashkëpunimit edhe me vendet fqinje”, tha Limaj, raporton KP.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se pjesëmarrja në këtë panair nga rajoni është një alternativë për një ardhmëri të garantuar dhe dialogu është një armë e zgjidhur për të gjithë partnerët.

Ai tha se në këtë panair do të jepen edhe rekomandimet për zgjidhjen e barrierave rajonale, apo edhe me Serbinë, që kanë bizneset.

“Rruga drejt familjes evropiane nuk duhet të jetë e determinuar vetëm nga agjenda politike, por duhet edhe nga agjenda ekonomike, sepse ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik i afron popujt, i forcon urat e bashkëpunimit dhe i përshpejton proceset integruese. Dhe kjo sot që po ndodhë është dëshmia më e emirë që ky bashkëpunim qoftë rajonal, qoftë evropian nuk ka alternativë. Jemi dëshmitarë të asaj, që shumë kush humb kohë me të madhe dhe energji për ta bërë më të mirë të kaluarën, por besoj që bashkërisht duhet të jemi të orientuar drejt ardhmërisë”, tha Gërxhaliu.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez, ka thënë se mbajtja e këtij panairi dhe pjesëmarrja e një numri të madh të bizneseve, është konfirmim i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucionit që ai drejton dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

“Kjo dëshmon se biznesmenët kanë gjetur interesin e tyre për të gjetur partnerët këtu, që të arrijnë marrëveshje dhe kontrata. Kjo është ajo që do të dëgjojmë se kur do të kthehemi në Beograd, të dëgjojmë reagime pozitive dhe për këtë është e rëndësishme”, ka thënë ai.

i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jakaj duke vlerësuar lart këtë aktivitet si mjaft të rëndësishëm, tha se është një panair që jep shumë mesazhe, shpresë dhe inkurajim jo vetëm për sipërmarrësit në Kosovë, por edhe për ata në rajon.

“Ne e kemi parë dhe e shohim me shumë vëmendje të gjitha ngjarjet, aktivitetet, si dhe sinjalet që I jepen rajonit për të qenë një rajon I integruar ekonomikisht, që punon për qytetarin e vet, për mirëqenien dhe ekonominë rajonale në mënyrë që ky integrim të shkojë në integrim evropian dhe ne të jemi dinjitoz me atë çfarë kërkohet për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Jakaj.

Ndërsa, në emër të Odës Ekonomike Federale të Austrisë, Peter Haslaer ka përshëndetur organizmin e panairit të këtij lloj, i cili tha se do të avancojë edhe më shumë partneritetin dhe integrimin ekonomik.

Panairi është i hapur nga 27 - 30 shtator në Qendrën e Panaireve, Shkabaj, ku po marrin pjesë dhjetëra biznese vendore dhe rajonale.