Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur përfaqësues të Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Britaninë e Madhe, të kryesuar nga Artan Llabjani, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Temë e takimit ishte koordinimi dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit të bizneseve të Kosovës me ato të Britanisë së Madhe, për eksportim të mallrave që prodhohen në Gjilan dhe Anamoravë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit pas takimit që kishte në zyrën e tij me inicuesit e këtij program të bashkëpunimit.
“Falënderojmë shumë bashkpatriotët tanë të cilët edhe kur janë jashtë vendit, por edhe kur vijnë në Kosovë, angazhohen për zhvillim dhe ndërtim të këtij vendi në të gjitha format e mundshme”, përfundoi kryetari Haziri.
E në emër të delegacionit ka folur Artan Llabjani, president i Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Angli, i cili Gjilanin e ka cilësuar si një vend të mundësive shumë të mëdha për eksport për nevoja të tregut në Angli, sepse siç ka thënë ai, ka cilësi në prodhime dhe ka kapacitete që bëjnë të mundur zhvillimin e këtij bashkëpunimit.