Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate shtypi, të mërkurën, ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka realizuar një aksion për kontrollimin e kushteve higjieno- sanitare dhe ligjshmërinë e operimit të subjekteve të ndryshme afariste që operojnë në territorin e Ferizajt.
Andaj ky aksion ka rezultuar me dorëzimin e 6 fletëparaqitjeve në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj subjekteve të ndryshme afariste.
“Gjithashtu në këtë kuadër të këtij aksioni janë kontrolluar edhe disa parkime private, të cilat deri tashti kanë funksionuar pa leje.
Nga Inspektorati Komunal këtyre bizneseve u është kërkuar pajisja me certifikata biznesi, të futen në sistemin tatimor, si edhe të pajisen me pëlqimin për kushtet minimale-teknike për ushtrimin e kësaj veprimtarie”, thuhet midis të tjerash në komunikatën e Komunës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mbyllen 5 kafene në Ferizaj për mosrespektim orari dhe mungesë dokumentacioni
-
Inspektorati komunal largon të gjitha kioskat nga sheshi i Ferizajt
-
Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt
-
Ndërtimet pa leje, prokuroria inicion kallëzim penal ndaj një zyrtari të Komunës së Ferizajt
-
AUV-i me aksion në Ferizaj, bizneseve u jep vetëm vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID