Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me shumicë votash, kanë miratuar vendimin për bartjen në buxhetin e vitit 2017 të mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetjake të vitit 2016 dhe 2015, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë mënyrë shuma prej 1 milion e 792 mijë eurove do të mundë të shpenzohet gjatë këtij viti për projektet kapitale, mallra e shërbime dhe paga e mëditje, ani pse këshilltarët nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimin se emërtimi i disa pozicioneve buxhetore është i paqartë. Madje, të zgjedhur të caktuar kanë vlerësuar se me këtë formë të veprimit, pushtetarët e Prizrenit, po krijojnë hapësirë për keqpërdorime të mundshme gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjet lokale.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme
-
Qeveria në detyrë ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Afro 8 milionë euro fatura e zgjedhjeve të reja
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026