Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetjake të vitit 2018 dhe të vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjithsej vlera e mjeteve të bartura nga kjo kategori e të hyrave është 2.73 milionë euro, me ç’rast 2.5 milionë janë të vitit 2018 dhe 233 mijë euro të vitit 2017.
Zyrtarët e Drejtorisë së Financave kanë arsyetuar se bartja e këtyre mjeteve mundëson shlyerjen e obligimeve të papaguara të Komunës të krijuara deri në fund të vitit të shkuar. Në anën tjetër, këshilltarët nga radhët e partive opozitare kanë theksuar se janë kundër kësaj vendimmarrjeje për shkak të mungesës së konsultimeve me shefat e grupeve të këshilltarëve në KK.
Zenel Ahmetaj nga DF para këshilltarëve të KK-së ka sqaruar se Komuna e Prizrenit në fund të vitit 2018 ka pasur mjete të pashpenzuara në vlerë prej 2.73 milionë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Barten 3.2 milionë euro të dy vjetëve paraprakë
-
Miratohet bartja e të hyrave vetjake në vlerë prej 60 milionë eurosh
-
Ferizaj miratoi rritjen e të hyrave vetjake për pagesat e punëtorëve shëndetësorë në QKMF
-
Podujeva bart 600 mijë euro të hyra nga viti i kaluar
-
Kaçanikut me mbi 800 mijë euro të pashpenzuara, Komuna thotë se shkak është inflacioni