Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barten 3.2 milionë euro të dy vjetëve paraprakë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetjake të pashpenzuara të vitit 2016 e 2017 në buxhetin e vitit 2018. Vlera e këtyre mjeteve sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave është 3 milionë e 230 mijë euro.

Pjesa më e madhe e tyre do të shfrytëzohen për kategorinë e investimeve kapitale apo mbi 2.4 milionë euro. Përderisa zyrtarët e kësaj drejtorie kanë kërkuar nga kuvendarët që ta përkrahin këtë vendim, duke i marrë parasysh edhe ndryshimet e kërkuara nga Ministria e Financave, në anën tjetër këshilltarët opozitarë kanë theksuar se do të ishte e udhës që kryetari i Komunës të dalë me sqarime për këtë çështje, meqë disa herë më parë ishte ankuar për borxhet e qeverisjes së PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Zenel Ahmetaj nga Drejtoria e Financave para këshilltarëve të KK-së ka shpjeguar se bartja e të hyrave vetjake të pashpenzuara është një praktikë që zbatohet çdo vit, pasi që pushteti lokal nuk ka mundësi që t’i shpenzojë në tërësi ato.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)