Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni me zonën më të madhe për këmbësor në rajon

Artikull i sponsorizuar- Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka prezantuar sot planin për revolucionarizimin e hapësirave për këmbësor çka do ta bëjë Prizrenin me hapësirën më të madhe për këmbësor jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kjo do të bëhet përmes funksionalizimt të Tranzitit të Ri, me ndërtimin e tunelit nga Dardania në rrugën Prevallë, me orientimin e trafikut nga Tabakhane në drejtim të rrethit të Skënderbeut dhe në vazhdim deri tek rrethi i Bazhdarhanes.

Sheshi i Bazhdarhanes do të lidhet me sheshin e Komandant Drinit, me rrugën Adem Jashari, deri tek Sheshi i Lidhjes e Shatërvani

Ky projekt do të transformojë Prizrenin në një qytet modern, duke mbrojtur vlerat kulturore dhe historike të qytetit tonë.

Me këto projekte, Prizreni do të ketë:

Edhe Totaj prezanton projektin për “Bazhderhanën” Zgjedhjet lokale Totaj prezanton projektin për “Bazhderhanën”

• Sheshin e Bazhdarhanes – shesh modern me hapësirë mbi 10,000 m2

• Zonën më të madhe për këmbësorë në rajon, me hapësirë mbi 20,000m2

• Shtigje për çiklizëm në gjatësi prej 15 km

• 500 parkingje nëntokësore dhe 200 parkingje rreth qendrës historike

• Kthim të kalldrëmit në qytet

• Ruajtje të trashëgimisë kulturore

• Zhvillim të turizmit dhe zhvillim ekonomik

• Riorientim të trafikut dhe qasja e këmbësorëve në qytet

Edhe Kronika zgjedhore / Haskuka premton ruajtjen e trashëgimisë, Vitia spital të ri Arbëri Kronika zgjedhore / Haskuka premton ruajtjen e trashëgimisë, Vitia spital të ri

• Kthimi i qytetit tek qytetarët.

Në videon më poshtë mund ta shihni në detaje projektin e prezantuar.