Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë vizituar Tiranën dhe Krujën me qëllim që të njihen me praktikat e mira të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata kanë vizituar Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë dhe Bashkinë e Krujës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Administratës, e udhëhequr nga Osman Hajdari, synon një proces të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative, përmes zbatimit të ndarjes së sporteleve pritëse (Front office) nga zyrat përgjegjëse (Back office) dhe integrimin e shërbimeve publike në sportel, përmes kanaleve digjitale të ofrimit të tyre./Fisnik Minci
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Vizitat virtuale si portë drejt vizitave reale në muzetë e Kosovës
-
GLPS: Reforma dhe digjitalizimi për shërbime publike më efikase
-
Totaj: Synim kryesor, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës
-
PDK-ja mbyll fushatën me premtime për transformime të komunave