Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje të gjata para MPJD-së për vula apostile, shkelen masat anti-COVID

Një numër i madh i personave janë duke pritur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të marrë vulë apostile.

Në videot e dërguara nga lexues të Kohës shihet se të njëjtit janë mbledhur duke mos respektuar masat anti-Covid.

Radhë të tilla të gjata para MPJD-së ka pasur në vazhdimësi ditëve të fundit.

KOHA pak ditë më parë ka raportuar se radhët e gjata janë krijuar pasi janë larguar terminët nga kjo Ministri.