Arbëri

Pritje deri në tri orë në Merdar për të dalë nga Kosova

Edhe paraditen e së shtunës në pikat kufitare vërehet fluks i automjeteve që presin të dalin nga Kosova.

Më përfundimin e festave të fundvitit, që sollën bashkatdhetarët në vend, ka përfunduar edhe pushimi për ta.

Në pikë kalimin kufitar në Merdar pritjet në dalje janë deri në 3 orë, ndërsa radha e automjeteve është deri në 1400 metra.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 200 metra.

Në Muçibabë dhe Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në gjysmë ore.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.