Komuna e Prishtinës, ka shënuar regres në shpenzimet e investimeve kapitale, duke shfrytëzuar në tremujorin e parë të këtij viti vetëm 2.61 për qind të buxhetit total që vetë ka planifikuar për këtë kategori shpenzimesh, shkruan sot “Koha Ditore”.
E dështimin në këtë aspekt, e ka pranuar edhe vetë Ekzekutivi lokal, përkatësisht Drejtoria e Financave, e cila harton projektet buxhetore, përfshirë edhe raportet periodike, siç është ky i tremujorit të parë të këtij viti, në të cilin shkruan qartë: “Shpenzimet kapitale janë ekzekutuar në një normë jo të kënaqshme, apo 35 mijë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo vetëm 2.61% e planifikimit të përgjithshëm për këtë vit”.
Rënie e performancës buxhetore është shënuar edhe në të hyrat e planifikuara, përderisa kanë shënuar rritje shpenzimet për mallra dhe shërbime, si edhe ato për paga e mëditje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prishtina me 44 për qind suficit në investimet kapitale
-
Shumë komuna s’e realizuan as gjysmën e buxhetit për projekte
-
Komuna e Prishtinës shpenzoi mbi 29 milionë euro nga buxheti në periudhën prill-qershor
-
Prizreni për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Komuna e Prizrenit për 9 muaj ka shpenzuar 37.5% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale