Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prishtina Parking” nuk funksionalizohet as 2 vjet pas themelimit

“Gjelbërimi nuk është parking, e sidomos jo te institucionet e shtetit. Për ta vetëm gjoba dhe konfiskime” ka shkruar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim të bashkëngjitur me disa fotografi nga një aksion i përbashkët “anti-parking” i inspektoratit komunal dhe Policisë.

Por një prej komenteve të para ishte një pyetje për kryetarin: “Sa hapësira të parkingut janë bo në mandatin tënd?”.

Në 5 vjet edhe mund të jenë shtuar parkingje të reja, por jo ndërmarrja për to, raporton “038” i KTV-së.

Në shtator të 2014-ës, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar propozimin për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”.

Ky vendim ishte kontestuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për një kohë, për çka i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, atëkohë e akuzonte qeverinë në nivel qendror për bllokadë.

Edhe “Prishtina Parking”, ende larg funksionalizimit Arbëri “Prishtina Parking”, ende larg funksionalizimit

Përfundimisht, në mars të 2016-ës, Qeveria kishte aprovuar themelimin e kësaj ndërmarrjeje.

Edhe pse më nuk ka pengesa nga niveli qendror, “Prishtina Parking” ende mbetet vetëm ndërmarrje në letër.

Edhe 9 muaj pas kompletimit të komisionit të aksionarëve, pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, ndërmarrja mbetet ende larg funksionalizimit.

Komisioni i aksionarëve me përbërje asamblistin Drilon Pireva nga PSD-ja, Eman Rrahmanin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Gëzim Mehmetin e AKR-së, ende nuk ka zgjedhur bordin e ri të ndërmarrjes.

Madje, konkursi i parë, i shpallur në pranverë, ishte anuluar.

Ndërsa aplikacionet e konkursit të dytë ende nuk janë shqyrtuar, edhe pse ai është mbyllur para afro 3 muajsh.

Për shqetësimet e tij lidhur me këto vonesa, Rrahmani i Vetëvendosjes i është drejtuar ekzekutivit më një letër.

Edhe Opozita thotë se funksionalizimi i “Prishtina Parking” nuk po ndodh qëllimisht Arbëri Opozita thotë se funksionalizimi i “Prishtina Parking” nuk po ndodh qëllimisht

“Si aksionar i deleguar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, jam munduar të angazhohem që ta fillojë punën sa më shpejt kjo ndërmarrje, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Prishtinën. Fatkeqësisht, nuk kemi mundur, edhe pse jemi në muajin e nëntë, ta funksionalizojmë këtë ndërmarrje. Si aksionarë, kemi mbajtur disa mbledhje, ku e vetmja punë që kemi bërë është hapja e konkursit për pranimin e anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje. Me hapjen e këtij konkursi, kanë filluar edhe problemet me aksionarët tjerë. Fillimisht aksionari Gëzim Mehmeti, i emëruar nga Shpend Ahmeti, në mënyrë joligjore vazhdon afatin e konkursit pa u njoftuar fare aksionarët tjerë. Kjo me siguri është bërë për shkak se nuk kanë mundur të aplikojnë njerëzit e tyre”, shkruan në letrën e Rrahmanit, transmeton “038”.

Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të atyre që i kanë plotësuar kriteret e parapara, thotë ai, së bashku kanë vendosur për rishpallje të konkursit.

Por, për vonesat në konkursin e dytë i akuzon aksionarët e koalicionit qeverisës.

Image

“Gjatë mbledhjes, kërkova të fillojmë me shqyrtimin e aplikacioneve, mirëpo aksionari Gëzim Mehmeti nuk pranoi të shqyrtohen aplikacionet, duke u arsyetuar me mungesën e Drilon Prevës, edhe pse mbledhja mund të mbahej edhe me dy aksionarë. Mirëpo, si duket, prapë nuk kanë arritur të aplikojnë njerëzit e tyre. Këto vonesa po i vuajnë qytetarët e Prishtinës, ku dihet se në çfarë gjendje është Prishtina sa iu përket parkingjeve. Kjo ndërmarrje në kushte normale do të duhej të funksionalizohej qysh në muajin e parë të qeverisjes. Këto vonesa për mua janë të qëllimshme dhe të pakuptueshme”, shkruan tutje në letrën e Rrahmanit

Të pavërteta i quan pretendimet e Rrahmanit aksionari Pireva, i cili zotohet se nuk do të lejojë zgjedhjen e asnjë njeriu partiak ose politik në bord.

Pireva thotë se në mbledhjen e radhës, të thirrur për 16 shtator, do të shqyrtohen aplikacionet.

Edhe Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë Arbëri Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë

Përderisa procesi i funksionalizimit të ndërmarrjes, që ende nuk ka as zyra, mund të marrë të paktën edhe disa muaj, gazetarja Gajtani-Osmankaq vlerëson se humbjet nga vonesat po u faturohen buxhetit të komunës dhe qytetarëve.

Ndër vite, kryetari Shpend Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë komunalë kanë dhënë shumë afate për funksionalizmin e “Prishtina Parkingut”.