Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Grupi i Grave të Komunës së Prishtinës bashkë me zyrën për Barazi Gjinore dhe Kryetarin Shpend Ahmeti, organizuan pritje për mësueset dhe mësuesit veteranë të arsimit të moshës 80 vjeçare, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.
Me këtë rast, Komuna e Prishtina ndau mirënjohje për kontribut jetësor në fushën e arsimit dhe edukimit, veteraneve dhe veteranëve si Ismete Badivuku, Emine Deva Spahiu, Mejreme Pallaska, Hilmije Tyrbedari, Sheribane Bajra, Suate Hoxha, Remzije Krasniqi, Xhemailie Demaçi, Myzejene Ferri, Ramë Smajlhasanaj, Ilaz Namoni, Behixhe Pallaska Hoxha, Qefsere Vula, Myrvete Rizvanolli, Shukri Zejnullahu, Ajten Pllana, Melihate Shurdha, Avdi Gashi, Bujar Gjeli, Xhafer Osmani, Exhale Berishe, Afijete Bashota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo