Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina miraton planin për vendosjen e qoshqeve

​Komuna e Prishtinës në mbledhjen e parë për këtë vit miratoi propozim-vendimin për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti duke iu përgjigjur disa asamblistëve tha se modeli i qoshqeve është marrë nga Vjena dhe Lubjana. Sipërfaqet do të jenë 11, 15 dhe 18 metra të ndërtuara nga konstruksioni metalik. Ahmeti tha se kostoja e ndërtimit do të jetë përgjegjësi e shfrytëzuesve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asambleistët po ashtu miratuan edhe propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre.