Në Kosovë çdo vit humbin jetën shumë më tepër persona si pasojë e aksidenteve të automjeteve sesa nga cilado vepër tjetër penale. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësues të policisë të mërkurën në tryezën për sigurinë në trafik me titull “Siguria në trafik: çka duhet të bëjnë komunat”. Ky debat u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe “Helvetas Swiss Intercooperation”, projekti për decentralizim dhe përkrahje komunave – DEMOS.
Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u bë e ditur se komunat po përballen me kufizime buxhetore për të bërë më shumë për sigurinë në trafik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, nga debati dolën tri rekomandime. Përmirësimi i sigurisë në trafik duhet të orientohet përmes edukimit-vetëdijesimit të popullatës, intervenimit inxhinierik nëpër rrugë, si dhe zbatimit të Ligjit për siguri në trafik.
(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.