Projekti për ekspozitën e përhershme të dëshmive për krime lufte në Kosovë, i iniciuar nga ish-drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Saranda Bugujevci, po shkon drejt përfundimit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën zvicerane dhe Fondin për të Drejtën Humanitare, përmes së cilit në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” do të arkivohen materialet që dëshmojnë për krimet e luftës në Kosovë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aty do të ketë audio-incizime, video-incizime, si dhe materiale të tjera të shtypura edhe nga proceset gjyqësore në Hagë. Kjo ekspozitë do të jetë e qasshme për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë detaje për krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.