Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me 2488 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës po shënon rritje të shpejtë të rasteve aktive me COVID-19.

Dukshëm larg nga numri i rasteve aktive të komunave tjera, Prishtina numëron 2.488 raste.

Pas Prishtinës, komuna me më së shumti raste është Gjilani me 1.008 dhe komunat tjera me më pak raste.

Vetëm në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 2.110 raste të reja me koronavirus, katër të vdekur, 130 të shëruar, derisa janë kryer 10.258 teste.

Aktualisht në vend janë 12.159 raste aktive me COVID-19.