Prishtinë, 4 maj - Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zhvilluan ceremoninë e vendosjes së E-kioskut.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, prezantuan E-kioskun e ri, me shumë funksione të reja, ndryshe nga E-kiosku që ishte vendosur vite më parë.
Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës, dhe tatimit në pronë, tani në E-kioskun e ri do të mund të nxirren dhe të paguhet aty për aty.
Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi.
Ky është projekt i Komunës së Prishtinës, ndërsa Agjencia për Regjistrim Civil ka lejuar hapësirën për vendosjen e E-kioskut, me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Prishtinës, të cilët tashmë të gjitha shërbimet mund të kryhen në një vend.
-
OEK kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore
-
Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas