Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prezantohet softueri për të dhënat e cilësisë së ajrit

Në kuadër të Javës së mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka prezantuar softuerin për paraqitjen në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë, raporton KTV.

Ministrja e këtij dikasteri, Albena Reshitaj ka thënë se janë 8 stacione monitoruese të lokalizuara në 6 komuna të Kosovës.

Secili parametër i ka kufijtë e vet por pluhuri në nivelin deri 50 pm është në kufijtë e lejuar . Qasja në këto të dhëna do të japë mundësi që në bazë të vlerave të ndotjes Ministria e Mjedisit të marrë masa konkrete ka thënë Reshitaj.

Sipas saj softeveri është në fazën testuese por shumë shpejt të dhënat do të përditësohen.

Të gjithë qytetarët vlerën e ndotjes së ajrit do të mund ta kontrollojnë në linkun kosovo-aircuality.com, e po ashtu u tha se brenda një muaji do të krijohet aplikacioni për kontrollin e ajrit edhe me smartphone.

Artikuj të ngjashëm