Gjykata Themelore e Ferizajt është top performuese në aspektin e ofrimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarë.
Sipas respodentëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit raportohet se u është kërkuar mito më shumë se dyfishi i të gjitha gjykatave tjera së bashku.
Kështu u tha me rastin e prezantimit të hulumtimit "Transparenca dhe Efikasiteti i gjykatave Themelore të Kosovës", me rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të Gjykatës, ku u shtrua nevoja që gjyqësori t'i japë llogari qytetarëve, të realizuar nga Demokracia Plus me mbështetjen e USAID.
Brian Martalus, nga Misioni i USAID-it në Kosovë, tha se qytetarët kërkojnë gjyqësor transparent dhe që u jep llogari atyre, transmeton kp .
"Gjykata duhet të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe të fusin besimin në mesin e qytetarëve. Këto duhet të jenë aspiratat tuaja. 198 mijë është numri i lëndëve të vjetra, nevojitet të punohet edhe më shumë. Gjykatat duhet të vazhdojnë punën me qytetarë, përfshirë edhe rritjen e publikimit të aktvendimeve. Shumica e përdoruesve janë të kënaqur, këto rezultate duhet të ju motivojnë juve", tha ai.
Ai shtroi qenë një rrugë e vështirë për të ndërruar perceptimet për Gjykatat dhe nëse vazhdoni përpjekjet ne si USAID do të jemi përkrahë jush.
Edhe
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
Ndërsa udhëheqësi i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë, Andrew Boname shprehi rëndësinë që ka matja e kënaqshmërisë së qytetarëve me gjykatat dhe për këtë tha se hulumtime duhet të bëhen çdo vit.
Roberta Osmani nga Demokracia Plus, e cila prezantoi të gjeturat e këtij hulumtimi, tha se gjykata me performancën më të ulët sipas respodentëve të hulumtimit ishte Gjykata Themelore e Mitrovicës.
"Ndikimi politik është shkaku kryesor i korrupsionit në gjyqësor. Sa i përket ryshfetit, pjesëmarrësit që kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet është 4.5 për qind ndërsa pjesa është përgjigjur me 'jo'. Ndërsa Gjykata Themelore e Gjakovës dhe ajo e Pejës janë radhitur të parat sa i përket shpeshtësisë së korrupsionit", tha ajo.