Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e Pejës, më e korruptuara në nivel vendi

Ka rezultuar se Gjykata më e korruptuar, konkretisht më e ndikuar nga politika, është ajo e Pejës, e pasuar nga Gjykata e Ferizajt dhe ajo e Gjilanit.

Korrupsioni, sipas perceptimit të qytetarëve, bëhet përmes avokatëve, raporton KTV.

Nga ndikimi i avokatëve korrupsioni më i lartë ka rezultuar se është në gjykatën e Prizrenit, e pasuar nga Gjykata e Prishtinës, si dhe Gjykata e Gjakovës.

Në Gjykatën e Prizrenit, sipas raportit, është kërkuar mito më shumë se dyfishi i të gjitha gjykatave tjera së bashku.

Gjatë prezantimit të raportit, Brian Martalus, nga Misioni i USAID-it në Kosovë, ka thënë se qytetarët po kërkojnë gjyqësor transparent, i cili u ofron shërbime efikase dhe u jep llogari.

Ndërkaq, udhëheqësi i Programit për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë në USAID, Andrew Boname, ka shprehur rëndësinë që ka matja e kënaqshmërisë së qytetarëve me gjykatat dhe për këtë ka thënë se hulumtime duhet të bëhen çdo vit.

Edhe Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin

Përfaqësues të gjykatave i kanë mirëpritur gjetjet e raportit, por kanë kundërshtuar pjesën e korrupsionit.

Kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, nga Gjykata e Prizrenit, ka deklaruar se në përgjithësi gjetjet janë të pranueshme, por se nuk pajtohet me atë se gjykata ku ai punon është e para për sa i përket korrupsionit nga ndikimi i avokatëve.

Bazuar në gjetjet e këtij raporti, Gjykata e Ferizajt ka dalë si më e mira në aspektin e ofrimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarë.