Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka konsideruar se ka rrezik jashtëzakonisht të madh të ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkanin Perëndimor.
Në një bisedë me misionin komandues të KFOR-it italian, gjatë ceremonisë së urimeve për kontingjentet italiane të angazhuara në operacionet ndërkombëtare, ai ka thënë se i ka kushtuar vëmendje të madhe klimës lokale.
“Për 25 vjet, KFOR-i ka qenë i përkushtuar në këtë mision. I kam kushtuar vëmendje të madhe dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet qëllimisht, duke e bërë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Misioni juaj për ta mbajtur atë gjallë është kritik. Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Mattarella.
Mattarella tutje u shpreh se pa KFOR-in do të kishte pasur shpërthime të dhunshme, “të cilat do ta shkatërronin vendin gjatë këtyre viteve”, raportoi “Ansa”.
-
Presidenti italian uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës për në BE
-
S’do të ketë zvogëlim të prezencës së KFOR-it
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti diskuton me Ulutashin për zhvillimet në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë në Kosovë
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm