Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i NDI-së i përcjell Haradinajt përshëndetjet e ish-sekretares së SHBA-ve, Albright

Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot presidentin e NDI, Kenneth Wollack, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë, i shoqëruar edhe nga drejtori i NDI për Evropën Qendrore, Robert Benjamin dhe drejtori i NDI për Kosovën, Alexander Chavarria.

Njoftimi mbi këtë takim thekson se kryeministri Haradinaj e informoi presidentin e NDI, Wollack për situatën aktuale në Kosovë si dhe për hapat e mëtejmë që është duke ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana e tij, presidenti i NDI, Kenneth Wollack, e siguroi kryeministrin Haradinaj se NDI do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, duke i përcjellë në veçanti përshëndetjet e ish-sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright.

Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Wollack, e mirëpritën idenë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NDI edhe në të ardhmen.