Prishtinë, 6 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot presidentin e Institutit Nacional Demokratik (NDI), Kenneth Wollack të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtorin për Kosovë, Alexander Chavarria.
Presidenti Thaçi ka falënderuar udhëheqësit e NDI-të për mbështetjen që ata i kanë dhënë zhvillimit të demokracisë në Kosovë. Ai ka shtuar se mbështetja e NDI-të ka qenë e rëndësishme jo vetëm në krijimin e institucioneve, por edhe në krijimin e një kulture dhe vetëdije për të drejtat demokratike në Kosovë.
Nga ana tjetër, presidenti i NDI-t, Kenneth Wollack ka thënë se ky Institut do të vazhdojë mbështetjen në forcimin e mëtejmë të institucioneve demokratike në Kosovë përmes projekteve të ndryshme.
Presidenti ka kërkuar nga NDI që krahas mbështetjes për institucionet të vazhdojë edhe mbështetja për shoqërinë civile, si shtyllë kryesore e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë tonë.
-
Thaçi falënderon NDI-në për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës për 20 vjet
-
LDK thekson përkushtimin për thellimin e partneritetit me NDI-në
-
Presidenti i NDI-së i përcjell Haradinajt përshëndetjet e ish-sekretares së SHBA-ve, Albright
-
Thaçi pret ambasadorët e Quintit, thërret për respektim të institucioneve të pavarura
-
Thaçi: Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve