Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, të mërkurën do ta vizitojë Kosovën. Vizita e Costas ishte paralajmëruar disa ditë më parë.
Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu nga ora 11:00.
E nga ora 11:40 do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Lidhur me vizitën e Costas ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Policia ka thënë se për ta mundësuar zhvillimin e sigurt të aktivitete të parapara gjatë vizitës, do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut,
“Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë. Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve. Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Presidenti i KE-së sot në Kosovë
-
Costa-Haxhiut: Integrimi në BE kërkon konsensus politik në Kosovë
-
Presidenti i Këshillit Evropian vjen në Kosovë, takon Kurtin, Haxhiun e opozitën
-
BE-ja bën ftesë për respekt dhe bashkëpunim rajonal në prag të samitit në Tivat
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor