Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Hungarisë uron dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Hungarisë, Janos Ader, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe Hungarisë janë zhvilluar në mënyrë dinamike duke kontribuar dy vendet. Ader, tha se Hungaria do vazhdojë të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Kam nderin t’i përcjell urimet e mia të përzemërta për ju dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndërsa kremtoni dhjetëvjetorin e pavarësisë suaj.

Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.

Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm.

Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.