Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hungaria, Finlanda e Sllovenia premtojnë mbështetje për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologët e saj nga Austria, Hungaria, Finlanda dhe Sllovenia.

Në urimet e tyre, krerët e këtyre shteteve kanë shfaqur gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës duke thelluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Sipas njoftimit për media, presidenti austriak Alexander Van der Bellen, në mesazhin e tij ka uruar Osmanin duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrave. Ai, gjithashtu ka shfaqur shpresën për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit.

Në urimin e tij, presidenti hungarez Janos Ader ka shfaqur shpresën për përfundimin e pandemisë Covid-19, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të të dy shteteve. Ader, gjithashtu ka theksuar se Hungaria mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

Ndërkaq presidenti i Finlandës, Sauli Niniisto, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve miqësore me Kosovën në nivel bilateral, por edhe në forumet multilaterale.

Edhe Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE Arbëri Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE

“Ndërkaq Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në telegramin e urimit ka theksuar se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për prosperitet dhe konsolidim të institucioneve demokratike, sundimit të rendit dhe ligjit. Kreu i Sllovenisë, gjithashtu ka shfaqur shpresën për bashkëpunim në kuadër të Procesit Brdo-Brijun, i cili do të mbahet në këtë shtet”, thuhet në njoftim.

Mbërrin në mbi 2 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë