Presidentja, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.
“Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë. Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani diskuton me homologen sllovene për zhvillimet në fushën e sigurisë
-
Osmani me homologen sllovene flasin për zhvillimet e fundit në veri
-
Sot mbahet samiti i procesit Brdo-Brioni, Osmani krah liderëve të rajonit
-
Osmani: Sllovenia përkrah Kosovën për liberalizim të vizave e anëtarësim në KiE