Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), këtë javë ka shënuar 13 vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, Blerim Vela, shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nën udhëheqjen e re, Agjencia po avancon sigurinë kombëtare.
“Këtë javë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shënoi 13 vjetorin e veprimtarisë. Nën udhëheqjen e re, Agjencia po avancon sigurinë kombëtare”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.
This week #Kosovo Intelligence Agency marked 13 years of operations. Under new leadership, the Agency is advancing national security.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) February 6, 2022
Këtë javë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shënoi 13 vjetorin e veprimtarisë. Nën udhëheqjen e re, Agjencia po avancon sigurinë kombëtare. pic.twitter.com/dknf9FBPJI
Udhëheqjen e këtij institucioni, e ka marrë në dorë që nga 15 prilli, Petrit Ajeti, i cili u emërua drejtor i AKI-së nga presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Që kur u lirua nga detyra Driton Gashi në vitin 2017 për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit të kaluar.
-
Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë mandatin Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i AKI-së
-
Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet
-
Kurti: AKI-ja po kontribuon edhe në sigurinë rajonale e më gjerë
- Balanca mes transparencës dhe pasojave të publikimit të fotografisë së presidentes Osmani me zyrtarët e AKI-së
-
Musliu: Ka ndodhur takimi Ajeti-Caka, por jo për çështjet për të cilat është raportuar