Arbëri

Presidenca i kërkon zyrtarisht seancë Kuvendit, që Thaçi t’i adresohet deputetëve

Foto: Driton Paçarada / KD

Presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare në Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Hashim Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje.

Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje, transmeton Koha.

Lexo edhe: Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin, kërkon raportim në Kuvend për këtë takim

Presidenca kishte shprehur gatishmërinë e presidentit Thaçi që ai t’i drejtohej Kuvendit edhe në fund të vitit të kaluar, siç parashihet me Kushtetutë, mirëpo kjo seancë nuk ishte organizuar, pasi që Kuvendi nuk ishte plotësisht i konstituuar.

Gjatë kësaj vizite, Thaçit i është bërë e qartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në institucionet e tjera të larta në Uashington, se duhet të hiqet tarifa plotësisht në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Edhe publikisht, zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë të dërguarin special për dialog, Richard Grenell kanë deklaruar që nuk pranojnë masa gjysmake në lidhje me tarifën.

Image