Banorët e fshatrave Smallush, Banullë dhe Babush të Komunës së Lipjanit prej më shumë se pesë vjetësh po përballen me mungesë të mjekut, megjithëse në këto fshatra janë të ndërtuara Ambulancat e Mjekësisë Familjare, të cilat i plotësojnë kushtet teknike. Në këto AMF janë të punësuar vetëm stafi i infermierëve dhe teknikët për mirëmbajtjen e objekteve, ndërkohë komuna nuk ka mundur të gjejë mundësi buxhetore për punësimin e mjekëve.
Një gjendje e tillë për këto AMF është trashëguar edhe nga ish-qeverisja e kaluar e PDK-së në Lipjan para vitit 2013, mirëpo banorët kanë thënë se deri tashti është dashur të bëhej një zgjidhje për punësimin e mjekëve familjarë, shkruan sot Koha Ditore.
Besart Banulla, banor nga fshati Banullë, ka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit duhet ta planifikojë buxhetin për punësimin e një mjeku familjar, derisa banorët po e vuajnë mungesën e tij.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prej vitesh Komuna e Lipjanit vazhdon t’i mbajë të mbyllura disa QMF
-
Ambulancat e dy fshatrave të Lipjanit pa laboratorë për analiza
-
Në mungesë të mjekëve, mbyllet ambulanca e Banullës së Lipjanit
-
Mosmiratimi i Ministrisë së Financave për shtim të stafit mbyll katër ambulanca në Ferizaj
-
Ish-objekti i QMF-së në Banullë rrezikon gjashtë anëtarët e familjes së strehuar aty