Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prej 2 vjetësh zvarritet përfundimi i rrugës 8-kilometërshe

Prej afro 2 vjetësh banorët e fshatit Topillë të Komunës së Shtimes po e kërkojnë vazhdimin e projektit për asfaltimin e rrugës 8-kilometrshe, i cili është ndërprerë pa ndonjë sqarim.

Sipas banorëve, ky projekt në verë prej rreth 760 mijë eurosh është financuar nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohë Komuna e Shtimes nuk po arrin të angazhohej rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo rrugë po konsiderohej më e degraduara në Komunën e Shtimes, ndërkaq banorët disa herë kanë deponuar kërkesa zyrtare në komunë dhe në Ministrinë e Infrastrukturës, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Në Komunën e Shtimes kanë thënë se rreth kësaj çështjeje disa herë kanë mbajtur takime me udhëheqësit e Ministrisë së Infrastrukturës, madje kanë dërguar edhe shkresa zyrtare në këtë ministri, mirëpo përveç premtimeve verbale ende nuk kanë rifilluar punimet në terren./Agim Ademi.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)