Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pranimi teknik i objekteve - peng inspektorëve të ndërtimit

Pranimi teknik i objekteve të ndërtuara pas lufte në Prishtinë procedurë që kërkohet me ligj të bëhet përpara se të ndodhë legalizimi janë stopuar pesë vjet, në mungesë të numrit të inspektorëve të ndërtimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë gjë e konfirmojnë tashti edhe vetë drejtues të Komunës së Prishtinës, të cilët në një deklaratë për “Koha ditore” kanë thënë se pranimi teknik i objekteve, do të mund të bëhej vetëm pasi inspektimeve, që do të bënin inspektorë të kualifikuar dhe të trajnuar, e të cilët deri tashti nuk i ka pasur Komuna e Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me ndryshimet në Ligjin e ndërtimeve 04L/110, përgjegjësia për pranim teknik të objekteve ka kaluar nga Drejtoria e Urbanizmit në Drejtorinë e Inspeksionit - Sektori i ndërtimit. Sipas ligjit ‘inspektimet kryhen nga inspektorë të kualifikuar dhe të trajnuar’, gjë që me numrin e atëhershëm të inspektorëve nuk mund të arrihej”, ka thënë Salih Zyba, drejtor i Inspeksionit i Komunës sëPrishtinës.

Ai ka deklaruar se ndonëse është ndalur shqyrtimi i kërkesave për pranim teknik të objekteve të reja që janë ndërtuar, aplikimet për pranim teknik, asnjëherë nuk janë stopuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.