Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Praktika finlandeze për ambientin pritet të zbatohet në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, njofton kumtesa, transmeton Koha.net

Ai e ambasadoren Stjernvall për mbështetjen që Finlanda i ka bërë zhvillimit të arsimit në Kosovë, ndërsa theksoi se kontributi i Finlandës si vendi me arsimin më të përparuar në botë është i veçantë në aspektin e mbështetjes profesionale në zhvillimin e reformave të arsimit dhe hartimin e kurrikulës së re të Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës, ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, ku dhe do të ndaheshin pako materialesh nga praktikat finlandeze për këtë qëllim.